Banka e Shqipërisë pret që leku të vazhdojë të forcohet në krahasim me monedhat e huaja dhe kursi i këmbimit të luajë rol në frenimin e rritjes së çmimit.
Fluksi i turistëve nga Europa dhe investimet e huaja, janë faktorë që do të ndikojnë në këtë ecuri, ku leku do të vazhdojë të fitojë pikë ndaj monedhave të huaja edhe këtë vit.
Në raportin e politikave financiare të bankës së Shqipërisë, thuhet se kursi i këmbimit do të vijojë të ndikojë në uljen e inflacionit deri në objektivin 3%.
Euro aktualisht këmbehet me 103.7 lekë dhe dollari me 94, vlerë kjo e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit.
Ecuria e kursit të këmbimit ka sjellë ndikim edhe në eksporte dhe importe duke shënuar një rënie me 11.2 për qind.
Po ashtu, dhe sektori i fasonerisë ka shprehur shqetësimin e humbjeve të mëdha.
Për këtë arsye, është kërkuar marrja e masave për të përmirësuar teknologjinë, por dhe është theksuar se është diversifikuar burimi i të ardhurave duke u rritur në sektorin e turizmit dhe investimet çka ndikon dhe në rënien e papunësisë.
/f.s
Leku do forcohet ne vendin tone,deri sa te jete k/hajduti i vendit edvini,organizatori i trafikantve te kokaines.Fale Zotit me parate e droges po marrin pensionistat pensionin.Mose valle po forcohet leku nga industria e madhe qe kemi,apo zhvidhimet tjera …………..