Anticikloni afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore nga Atlantiku të cilat do të ndikojnë kushtet e motit në javën e ardhshme në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 18 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/18°C
– Zonat e ulëta 4/22°C
– Zonat bregdetare 8/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 18 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C –4°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 19 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje të pakta në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/14°C
– Zonat e ulëta 3/18°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari