Mjeku Ilir Hasani, traumatolog, pedagog dhe anëtar i kryesisë së Partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut, i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Ali Ahmeti që të mos përzihet në punët e brendshme të partive politike atje, ndërsa ky i fundit mbështet partitë opozitare dhe kandidatin e tyre për President, Arben Taravari. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, Hasani tha se Kurti është mirë të merret me ndreqjen e raporteve me aleatin amerikan.
“Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e uroj për revolucionin e viteve të fundit. Aq vota sa ka marrë nuk ka mbledh as Edi Rama dhe as politikanë të tjerë në vende të tjera. Kjo i sjell përgjegjësi të mëdha. Ai luan me votat e të gjithë atyre që e kanë votuar. Përzierja në veprimet politike në Maqedoni është e tmerrueshme, e sidomos në këtë formë.
Motivimi i një krahu opozitar është e pa arsyetueshme tek ato votues që ia kanë dhënë besimin Albin Kurtit. Kurti nëse do të veprojë dhe të bashkojë faktorin shqiptar në regjion ka shumë forca dhe jo ta përçajë votën në Maqedoni kundër një heroi, një miti që është Ali Ahmeti. Ai është legjenda jonë që ne lusim që të ketë shëndet dhe jetë të gjatë.
Nuk mund ta kthesh të gjithë faktorin opozitar kundër një personaliteti që ka bërë ndryshime në 20 vite. Ai ka sjellë ndryshimin në Republikën tonë dhe Albini, ne nuk e meritojmë si shqiptarë të Maqedonisë të përzihet bë mënyrë flagrante me punët e brendshme partiake në Republikën tonë.
Është mirë të merret në punët që ka nisur dhe të korrigjojë raportet me aleatët tanë që neve na ha dreqi nëse largohemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së. Kurrë nuk kemi qenë më larg se sa jemi që vjen për shkak të qeverisjes së tij se sa të merret me shqiptarët e Maqedonisë. Atje do të fitojë më i miri. Elektorati është emancipuar./m.j