Halil Topalli është vetëm 22-vjeç. Së bashku me kushëririn e tij, Shaban Topalli, ata ranë në prangat e policisë këtë të dielë, pasi kishin zgjedhur që të shtireshin si policë, duke ndaluar shoferët e makinave në rrugë dhe duke u zhvatur para.
Në profilin në Facebook të Halilit, duket se i riu është shumë i fiksuar pas parave. Ai ka postuar fotografi që tregojnë shuma të mëdha lekësh dhe eurosh, në makina luksoze.
“Jo keq si fillim”, shkruan ai në diçiturën e fotove si polic.
Ndërsa më tej, fotot me euro ai i komenton kështu: “Live per respektin e nje k*rve’.
Por i riu, mesa duket ka qenë i zhgënjyer prej ndonjë historie dashurie. Sjellja e tij në Facebook të bën të mendosh kështu. Gjithashtu edhe një video që ka postuar ku thuhet se si e ndryshon paraja njeriun, e në video konkretisht bëhet fjalë për një femër që nuk ia hedh sytë një mashkulli që punon në mobileri. Ndërsa kur ky i fundit ka një makinë të mirë, ajo pranon ta njohë. Mos ndoshta edhe Halili ka menduar se duke zhvatur në rrugë shoferët, do bëjë para që vajzën që ka fiksim ta bëjë për vete? Panorama.al