Ndonëse ajo ka 3 ditë që ka lënë qelinë, policia kanadeze u ka bërë thirrje të gjithë meshkujve që të kenë kujdes nga një 80-vjeçare. Bëhët fjalë për Melisa Ann Shepparde, e cila mashtron burrat e mëdhenj në moshë dhe më pas i vret ata. Policia ka njoftuar që kujdes të kenë sidomos burrat e mëdhenj në moshë, pasi nuk janë të bindur se “vejusha zezë” do të sillet mirë apo normalisht.
Mësohet se ajo vuajti dënim prej 3 vitesh burg pas akuzave se drogoi bashkëshortin e saj të duke e lënë të vdekur. Burime policore bëjnë me dije se ajo është përgjegjëse për rreth 30 mashtrime.
Ajo u burgos përsëri këtë herë për vrasjen e Gordon Stewart dhe u lirua pas dy vitesh burgim. Vejusha e zezë, sicc dhe është cilësuar, në vitin 2002,u rimartua dhe bashkëshorti i saj vdiq pas disa muajsh nga një arrest kardiak duke i lënë asaj një pasuri të madhe.
Edhe për këtë vrasje dyshimet ranë mbi të. Sakaq, ajo u zhvendos më vonë në Florida për të jetuar me të dashurin e ri, të cilit i vodhi 14 mijë dollarë dhe i dashuri i saj përfundoi në spital. Ndërkaq, Melissa Ann Sheppard është konsideruar si një nga gratë më të rrezikshme të Kanadasë dhe autoritet policore po bëjnë thirrje që meshkujt e moshuar të kenë kujdes sepse mund të bien pre e mashtrimeve të saj.