Kryeministri Isa Mustafa, ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi “se do ta paguaj shtrenjtë” publikimin e hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.
Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit.
“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa.
Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.
“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.
Gazetari ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po i a hap telefonin. Insajderi