Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili njëherësh është drejtues politik i Partisë Socialiste ne qarkun e Fierit, pas takimit të zhvilluar me asamblenë e PS është pyetur për daljen e ish-kryeministrit Sali Berisha në ballkon, përkundër faktit që Gjykata i ka ndaluar komunikimin me persona të tjerë, të cilët jetojnë jashtë banesës së tij.
Ai tha se ky akt është i papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me Kodin Penal. Gjithsesi Balla shtoi se kjo sjellje e tij i jep më shumë pikë politike, Partisë Socialiste.
“Unë kam quajtur të papranueshme në interpretimin, në leximin fjalë për fjalë dhe germë për germë të asaj që parashikon Kodi Penal në Republikën e Shqipërisë, por sa i përket… meqenëse jam në një aktivitet politik uroj që këtë që thoni ju ta bëjë përditë se qejfi na bëhet”, tha Balla./m.j