Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny në burgun rus.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Hasani shkruan se Navanly është bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz dhe se vdekja e tij tregon sesa larg është rusia nga vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“I trishtuar thellësisht nga lajmi i vdekjes së Alexei Navanly në një burg rus. Navalny jetoi, dhe në fund vdiq, për vlerat e pakompromis të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke u bërë një simbol dhe frymëzim për shumë njerëz. Vdekja e tij është një kujtesë tragjike se sa larg nga këto vlera është sot Rusia”- shkruan Hasani në postimin e tij./m.j