Bashkia e Shkodrës ka marrë një iniciativë simbolike duke dekoruar me zemra të kuqe Urën e Bunës në kuadër të festës së dashurisë, Shën Valentinit.
Në Urën e Bunës është vendosur një mini skenë për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë foto me një zemër të madhe të kuqe, ndërsa në sfond shfaqet kalaja e Rozafës.
Pamjet e surprizës nga Bashkia Shkodër për të të gjithë të dashuruarit i ka shpërndarë edhe kryebashkiaku Benet Beci përmes një postimi në “Facebook”.
“Për dashurinë që fiton mbi çdo gjë, një surprizë modeste nga Bashkia Shkodër”, ka shkruar Benet Beci.
/a.r