Është dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur.
Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.
Mbi të rëndon akuza e “vrasjes se të miturit”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në 5 janar të vitit 2023, pesë ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Gremi e hodhi foshnjën në ujërat e lumit Kir, veprim që për të porsalindurin rezultoi fatal. Nëna e re u arrestua pas ngjarjes, në Golem, ku banonte te të afërmit e saj.
/f,s