Viti 2023 ka shënuar numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri për të paktën 3 dekadat e fundit.
Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë 2023-it lindën rreth 22 mijë foshnje, një rënie kjo më gati 10% në krahasim me një vit më parë.
Qarqet me rënien më të madhe vjetore rezulton të jenë Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në të treja këto qarqe lindjet kanë rënë mbi mesataren kombëtare, specifikisht me më shumë se 10%.
Largimet drejt qyteteve të tjera brenda vendit dhe vendeve të BE-së apo Britanisë së Madhe duket se sidomos në Kukës kanë bërë që në vitin 2023 të ketë një tkurrje të ndjeshme të lindjeve, me vetëm 667 foshnje në vit.
Ndërkaq vdekjet në nivel kombëtar kanë njohur po ashtu rënie. Nga rreth 27 mijë dhe gati 31 mijë vdekje që u shënuan në vitet 2020 dhe 2021 si pasojë edhe e pandemisë, humbjet kanë rënë në rreth 20 mijë. Kjo shifër është më e ulëta në të paktën 10 vitet e fundit.
Shtesa natyrore e popullsisë për vitin e shkuar regjistron kështu rreth 2 mijë lindje më shumë sesa vdekje.
/f.s