Arrestohen dy shtetas shpallet në kërkim nje i tretë ne Kamez pasi u hoqen si punonjes policie.
Policia shtetit njoftoi se arrestimi i ketyre shtetasve eshte bere për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkepunim” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajta pa të drejtë e uniformës” të parashikuarara nga nenet 134/2 dhe 22 si dhe 247 të Kodit Penal.
Konkretisht: Dy drejtues mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr 5 që kanë bërë kallëzim se:
Më date 18.03.2016 në territorin e Komisariatit Kamëz, tre shtetas të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit e sipërpërmendur duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vete.
Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë larguar.
Nga ana shërbimeve të Komisariatit të policise Nr.5-Tiranë, fale një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar ,që ishte tip “Ford” me targa AA 551 LI.
Drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm.
Shtetasit:
- Halil Topalli, 22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”
- Shaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Të dy shtetasit e mësipërm u arrestuan.
Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.