Më 16 shkurt, Shqipëria vizitohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Është hera e katërt që Shqipëria vizitohet nga një sekretar shteti i Amerikës.
Për arsyet e vizitës foli në Ditarin nga Bruna Çifligu në A2 CNN Blendi Kajsiu, politolog, i cili tha se kjo është një vizitë shumë e dhimbshme, pasi sipas tij është një mbështetje e madhe për qeverinë e zhytur në afera korrupsioni, sipas tij.
“Vizita e Blinken tregon jo vetëm mbështetjen për Shqipërinë në kohë të turbullta, por edhe një mbështetje e hapur për qeverinë socialiste të Ramës, e cila është e zhytur në afera korruptive. Ky është një grusht shumë i fortë për opozitën “berishiste”, që pretendon se do të vijë në pushtet me Ramën, por edhe me SHBA e Britaninë e Madhe, kundër. Kjo është një vizitë e dhimbshme që i jep një mbështetje shumë të fortë një mazhoranca të zhytur në afera korruptive”, tha politologu.
Më tej, ai theksoi se kjo vizitë i jep edhe një mesazh të qartë Serbisë dhe Rusisë. “Në kontakstin gjeopolitik të kohës, vizita ka shumë sens sepse kemi një hyrje shumë të fortë të Rusisë në Ballkan, kemi një destabilitet që po rritet gjithnjë e më tepër pas luftës në Lindjen e Mesme. Kosova është në një situatë të tensionuar. Jepen disa mesazhe në rajon, por edhe disa mesazhe Serbisë dhe Rusisë, që Amerika nuk e ka zhvendosur vëmendjen nga Ballkani pas luftës në Lindjen e Mesme”, tha Kajsiu./m.j