Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët nëse e njeh Sali Berishën si kryetar.
Bardhi është përgjigjur duke thënë: “Njoh vullnetin e demokratëve”.
Kjo pyetje i ka ardhur Bardhit në një ditë ku për herë të parë që pas përçarjes së PD-së, ka zhvilluar mbledhjen e Grupit Parlamentar në selinë qendrore të Partisë Demokratike, sëbashku me grupin e Sali Berishës, duke nënkuptuar kështu një bashkim të demokratëve.
Kujtojmë se pak para fillimit të mbledhjes, Gazment Bardhi foli për mediat ku tha se bashkimi tregon fuqi, jo dobësi, ndërsa shtoi se është rruga e vetme që duhej ndjekur.
Ai u zotua se nuk do të ketë më përcarje dhe konflikt, por vetëm bashkëpunim për të cuar opozitën në qeverisje.
“Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre.
Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë.
Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje.
Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret”, deklaroi Bardhi./m.j
Bardhi ne elbasan eshte rit cmimic I bythe’s.