Nga Mero Baze
Gazmend Bardhi e ka emocionuar dy herë Foltoren. Hera e parë ishte sapo u kthye nga SHBA, dhe shkoi tek “Rrugica e Berishës”. Si asnjëherë më parë banorët e “Rrugicës” shpërthyen në duartrokitje “Gazi, Gazi”. Madje të xhelozuar nga pritja e Gazit, të nesërmen shkoi dhe Topalli dhe disa të tjerë, por ato emocione nuk u përsëriten.
Ishte një shpërthim i pavedijshëm i stresit që ia ka shkaktuar “Foltores” izolimi, aq sa vizita e Gazit i sapo kthyer nga një shëtitje në SHBA, u dukej si vizita e Blinkenit tek Edi Rama.
E dyta ishte dita e sotme kur ai pranoi të shkelte dhe në selinë e PD në SHQUP. Me letra, selia në fakt është ende e Gazmend Bardhit si Sekretar I përgjithshëm i PD-së Lulit, ndaj dhe kthimi aty u prit po ashtu me një gëzim të madh.
Dhe këtu ata kanë ekspozuar pa dashje pikën e tyre të dobët. Ata në të vërtet janë një parti reale, pasi kanë një udhëheqës si Berisha me një axhendë të qartë politike, për tu organizuar kundër SPAK, kundër drejtësisë dhe mbi të gjitha kundër perëndimit në Shqipëri. Ata nuk e ndryshojnë axhendën e tyre, pasi e kanë axhendë mbijetese. Berisha nuk e ka për gallatë betejën që po bën. E ka betejë për kokë. E ka betejë që po i merr pasuritë e vajzës, pasuritë e djalit, pasurit e veta dhe disa vite burg.
Ndaj është i qartë në axhendën e tij politike, edhe pse është qesharak.
Edhe sikur grupi i Gazmend Bardhit të mos i bashkoheshin, ata do ta vazhdonin betejën e tyre pasi ajo është një betejë me identitet të qartë dhe mbi të gjitha një betejë ku ata kanë nevojë të duken të fort përballë kundërshtarit.
Gëzimi që tregojnë se tani betejës së tyre kundër SPAK, kundër drejtësisë së re dhe kundër SHBA po i bashkohet dhe Gazmend Bardhi, në të vërtet i dobëson ata më shumë se sa i forcon. Do të ishte mirë ta fshihnin këtë dobësi, pasi tregon stresin që i ka kapur nga izolimi dhe mospërfillja sa i emocionon dhe shkuarja e Bardhit me shokë pranë tyre. Por ky është keqkuptim që ata krijojnë tek ne. Ata janë të gëzuar jo s epo bashkohen, por se po rreshtohen.
Ata që besojnë Berishën, janë përgjithësisht njerëz që nuk kanë logjikë dhe që besojnë se Blinken do vijë në Tiranë, do futet natën nëpër shkallë e do shkojë të takojë Berishën t’i kërkojë të falur tek Ballkoni. Nuk janë njerëz që hanë debat të tipit: A ka faj Berisha, a ka të ardhme opozita me Berishën, apo dokrra të tjera. Ata mendojnë që as SHBA nuk ka të ardhme, po qe se Berisha mbetet në Ballkon.
Ndaj tu bashkohesh atyre nuk është se u bën ndonjë nder pasi ata me mendjen e tyre e kanë mundur dhe SHBA dhe Blinkenin dhe Edi Ramën.
Kështu që nuk bëhet fjalë për bashkim, por për rreshtim të Gazmend Bardhit me shokë në kampin e Berishës. Fakti që ata po gëzohen mund të keqkuptohet si dobësi, por ata në fakt besojnë se u janë shtuar ushtarët, pasi komandantin e kanë.
Dhe në një vend ku nuk ka nevojë për komandat apo për ide e program, pasi janë të gjitha të qarta, ka nevojë vetëm për ushtarë.
Ndaj është dita që ata po gëzohen se u shtuan ushtarët jo se “po bashkohen në diversitet” siç pretendon Bardhi. Ai është slogan i LGBT, ku mendohet që shoqëria i pranon të gjithë pavarësisht orientimit seksual. Por nuk është parim i “Foltores”. Foltorja, është një zë, një qëndrim, një stil, një udhëheqës. Të tjerët janë ushtarë.
Eh more Mero, eh…..
Sali Berisha, kampioni i mbrojties së families, një konservator elitar, është katandisur që të bëjë krahun e tijë të djathte, një pederast femër të çertifikuar të LGTB, Gazmenda Bardhzeza.
E ke thënë bukur, në mbyllje të shkrimit.
PD-ja e burrënisë, u bë PiDhija e bythërisë.
Të vënë flamurin e LGTB dhe të quhet partia e tyre, me që nuk kanë emër partie.
Turp e faqja e zezë.
E kush do ti votojë këta në Shqipëri ?
Vetëm bythtarët dhe homologët e tyre LGTB.