Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ne Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati tre katesh.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy te moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal te Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.
Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit./m.j