Sipas El Pais, Jose Mourinho tashmë ka nënshkruar para-kontratë me Manchester Unitedin
Drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë siguruar trajnerin e ri. Fjala është për Jose Mourinhon, i cili aktualisht është i papunë.
Sipas El Pais, ish menaxher i Chelseas tashmë ka nënshkruar para-kontratë me ekipin nga Old Traffrod Por, në këtë para-kontratë është arritur një marrëveshje interesante mes portugezit dhe klubit anglez, përcjell Express.
Nëse Mourino nuk nënshkruan kontratën deri më 1 maj atëherë Manchester United është e obliguar t’i paguaj 5 milion funte (6.4 milion euro) portugezit. Kurse, nëse kontrata nuk nënshkruhet as në me 1 qershoret, atëherë ‘Djajtë e Kuq’ duhet t’i japin portugezit edhe pluse 10 milion funte (12.8 milion euro).