Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Portin e Durrësit teksa tentoi të futej në Shqipëri.
Shtetasi, Bledar Xhufi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.
Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.
Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.
45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./m.j