D.B ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.
Në javët e fundit D.B ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.
Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte D.B në një moment të dytë. Në kushte të tilla, D.B i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga D.B.
/f.s