Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi kanë thënë se diskutimet për cështjen e mandatit të kreut të PS-së kanë tentuar që të shkojnë drejt ngjyrimeve personale, por edhe njollosur Partinë Socialiste.
“Cështja meritonte sqarim, duhet vendimmarrje, të shkojmë për një gjë të tillë në bazë. Për qytetarët që paguajnë taksat duan kryeministrin në krye të vendit. Është e nevojshme që çështja të zgjidhet brenda partisë sesa të vazhdojmë një telenovelë që tërhiqet nga një kalë. Vendimi për referendum, vendim i mirë. Blushi ambicie për kryetar PS-së dhe Kryeministër” ka thënë Veliaj.
“Sot kishte tentativë por të njollosur qeverinë. Për të prishur imazhin e Partisë Socialiste. Puci është fjalë e madhe, sot s’kishte puc, kishte tentativë që mund të vijë për shumë arsye, por kongresi u shpreh qartë” ka thënë Klosi.
Ai ka shtuar se, PS është forcë politike që po bën reforma brenda saj pastaj në Shqipëri.
“Dërgimi në referendum tregon demokratizimin e partisë tonë. Referendumi do jetë një ditë që do na shtojë votat” ka thënë ai.