Kryetari i bashkisë së Fushë-Arrësit, Hil Curri, i zgjedhur nga radhët e foltores, ka pritur ministren për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila është edhe kreu politik i qarkut Shkodër.
Spiropali, është realisht politikanja që ka realizuar një relacion krejt ndryshe në aspektin politik që PS ka arritur në të shkuarnë. Përveç se ka arritur fitore në zona ku nuk mendohej ndonjëherë për PS, si bashkia Shkodër, për herë të parë, Spiropali ka krijuar një sinergji krejt ndryshe ndërmjet socialistëvë, që dikur ziheshin me njëri-tjetrin, por edhe PS-së dhe opozitës në të gjithë qarkun. Sot, ministrja Spiropali është pritur nga kreu i bashkisë së Fushë-Arrësit, Hil Curri, i cili ka qenë nga të parë zyrtarë, që shprehu gatishmërinë e tij për të pritur emigrantët afrikanë, pjesë e marrëveshjes Rama-Meloni. E cila nga partia e zotit Curri u dërgua në Kushtetuese, por nuk u pranua ai koncept.
Për këtë takim, ministrja Spiropali thekson në rrjetet sciale: “U prita së pari nga Kryetari i Bashkisë, Z.Hil Curri. E çmoj qytetarinë dhe profesionalizmin e kryetarit Curri që ofron bashkëpunim institucional dhe njerëzor në funksion të mbarëvajtjes së punëve, shtimit të vëmendjes dhe rritjes së investimeve, në të mirë të banorëve të Fushë-Arrëzit pa dallim bindjesh politike.
Në vijim vizitova disa institucione të qeverisjes qendrore për të parë nga afër punën, cilësinë e shërbimit, si dhe përgjegjshmërinë ndaj trajtimit të ankesave e shqetësimeve të qytetarëve.
Më pas takimi me anëtarët e Partisë Socialiste.
/a.d