Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin e thellë pas sulmit terrorist me pasoja në njerëz, që ndodhi sot në Stamboll.
Kryeministri Isa Mustafa, duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, në këto momente të vështira.
Sulmet e njëpasnjëshme vdekjeprurëse që po godasin Turqinë dhe vende të tjera në botë, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë domosdoshmërinë e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes, duke theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.