Kryeministri Edi Rama vijon që të ruajë fronin si politikani i preferuar në vend. Kjo vihet re nga shifrat e sondazhit të Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.
Kështu 39.5% e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama, kundrejt 40.4% që ishin muajin e kaluar (janar).
Sali Berisha ka pësuar një rritje të lehtë të mbështetjes, ndërkohë që ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kështu 14.7% e qytetarëve të pyetur kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, kundrejt 14.2% që kishin muajin e kaluar (janar).
Rritje të lehtë ka vlerësimi për kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin 5.6% e qytetarëve mendojnë pozitivisht, ndërsa në muajin janar shifrat ishin 5.4%
Ndërkohë edhe mbështetja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndjeshëm poshtë në vlerësim, pasi vetëm 2.2% e kanë votuar pozitivisht.
Ndërkohë 38% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë, shifra këto që të krahasuara me një muaj më parë mbeten të njëjta.
/a.d