Gjykata Kushtetuese ka pasur një rol kyç në jetën aktive politike, pasi opozita e ka parë këtë institucion si rrugëzgjidhje për betejat me mazhorancën.
Në sondazhin e përmuajshëm në Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, qytetarët të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e Gjykatës Kushtetuese deri më sot, në total 60.4% e vlerësojnë pozitivisht. Ndërsa 39.6% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë negativisht.
Konkretisht 54.3% e të pyeturve janë përgjigjur se kanë vlerësim ‘pozitiv’, ndërsa 6.1% anoj pozitivisht. Sakaq 24.9% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se kanë vlerësim ‘negativ’ dhe 14.7% janë përgjigjur se ‘anoj negativisht’.
Dy ishin ndër vendimet me të rëndësishme që Gjykata Kushtetuese mori së fundmi, një që i dha dritën jeshile marrëveshjes së Italisë me Shqipërisë për strehimin e emigrantëve dhe e dyta ishte me mbajtjen ‘peng’ të diplomave të studentëve të Mjekësisë, ku ju dha të drejtë këtyre të fundit.
/a.d