Avokatët e Safet Gjicit kanë dhënë deklaratat përmbyllëse në gjyqin kundër ish-kryetarit të Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë pafajësi pasi sipas tyre nuk ekziston vepra penale e korrupsionit.
Si avokati dhe Safet Gjici nga salla e gjyqit deklaruan se gjithçka është një kurth i ngritur nga Alma Kaçi dhe Abedin Oruçi. Po ashtu avokati dorëzoi dhe një raport mjekësor të Gjicit duke kërkuar lirimin e tij pasi është sëmurë dhe nuk mund të rri më në qeli. Vetë Safet Gjici i prekur nga situata kërkoi falje për të gjithë videon.
“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre r atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, citohet të ketë thënë Gjici.
/f.s