Demokratët e Lulzim Bashës prezantuan zyrtarisht ndryshimet që ata kërkojnë tek projekligji i Amnistisë Penale.
Enkelejd Alibeaj kërkoi prej ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që nga amnistia të përfitojnë dhe rreth 300 persona që kanë marrë pjesë në protestat e thirrura nga Lulzim Basha e jo vetëm, mes viteve 2018-2020.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që prezantoi projekligjin para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, shprehu dakordësi që tek kategoritë e përfituesve, të përfshihen edhe protesuesit që propozon PD-ja.
“Jam dakord që kjo kategori personash qoftë të dënuar apo në ndjekje penale që kanë të bëjnë me liri politike të qytetarëve pse jo nëse merr votën e deputetëve nuk kemi kundërshtim”
Kjo përgjigje e ministrit të Drejtësisë nuk lë dyshime që Amnistia Penale të miratohet me votat e 11 deputetëve të Lulzim Bashës, pwr tw formuar 84 votat e nevojshme. Por sërish Manja e ka shtegun të hapur, për të diskutuar dhe marrë në konsideratë edhe amendamentin e bërë nga deputeti demokratë, Ferdinan Xhaferraj.
“Do i marrim ne kosniderate, te gjitha amendamentet qe propozohen, jo vetem nga Alibeaj por dhe te tjere.”
Tek amendamenti i kolegut të tij demokrat Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj kërkoi një përgjigje nëse mund të jetë përfitues dhe demokrati Ervin Salianji.
“Nese ka raste qe perifojnd nje ose dosa perosnave, me emer. Apo qe jane bere me kast per keta individ.”
“Po e them me bindje te plote, jo.”
Amnistia Penale pritet të miratohet të enjten e ardhshme në Parlament. Nga kjo aministi lirohen mbi 700 të burogsur, të dënuar për vepra të lehta penale.
“Eshte nje mase e domosdoshme qe na krijon mundeisne, per menaxhimin, jemi ne nje gjenddje mbipopullumi. Nga kjo amnisti perfitojne 700 perosna te denuar dhe rreth 2500 qe jane ne sherbim prove.”/m.j