Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një këmbësor është përplasur nga një kamionçinë.
Ngjarja ka ndodhur teksa këmbësori ka qenë duke kaluar trafikndarësen e autostradës.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ajo, i plagosuri ka mbetur i shtrirë pranë trafikndarëses derisa atje ka shkuar ambulanca për ta marrë. Në vendin e ngjarjes ishte edhe policia që bënte të mundur lirimin e trafikut.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje. Pritet që së shpejti, policia të dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
/a.r