Gazetarja Rudina Xhunga thotë se është e nevojshme të ndryshohet narrativa në fushatat e dhunës ndaj grave. Zonja Xhunga tha se në sloganet e këtyre fushatave nuk duhet të jetë më gruaja e dhunuar që trajtohet si e dobët, por burrat dhunues të cilët kanë një problem të shëndetit mendor.
“Një pjesë e burrave që dhunojnë gratë kanë probleme të shëndetit mendor. Edhe pse ata nuk e pranojnë. Burrat mendojnë se janë burra dhe kanë të drejtë të dhunojë. Po kështu unë mendoj që edhe fushatat e dhunës ndaj grave duhet të ndryshojnë. Në këto fushata, të mbrojmë gruan është slogani që e sheh kudo. Ajo trajtohet si grua e dobët dhe e mjerë.
Për mua kjo është e gabuar. Më e drejtë do të ishte të ndihmojmë burrat që nuk janë mirë mendërisht. Se kush rreh gruan, është i sëmurë dhe duhet të marrë trajtim për gjendjen e tij mendore, që të mos përfundojë në vrasës. Ndaj narrativa e dhunës ndaj grave duhet ndryshuar”, u shpreh zonja Xhunga në emisionin Shqip në Dritare TV./m.j