Partia Socialiste do të mbledhë ditën e dielë Asamblenë Kombëtare.
Në Asamble do të diskutohet në lidhje me riorganizimin e Partisë Socialiste dhe situatën politike në vend.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Bledi Klosi njoftoi se mbledhja do të mbahet të dielën e 11 shkurtit ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku”.
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
/f.s