Disa nga deputetët e PD, të cilët nuk janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, janë futur në sallën ku do të mbahej mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Këta të fundit janë ulur në karrige dhe kanë bllokuar mbledhjen, por në sallë nuk ndodhet asnjë nga anëtarët e PS e as Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë më herët deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga Etika, tentuan që të futen në sallë, por nuk u lejuan nga Garda.
/f.s