Avokati Idajet Beqiri është përplasur me deputetin e PD-së, Luan Baçi në emisionin ‘3D’, lidhur me sjelljen dhe reagimin në seancën plenare të deputetëve të Rithemelimit.
Sipas Beqirit, ajo që u pa sot në Kuvend tregon jo thjeshtë amullinë që ndodhet opozita në të tre krahët, por kjo amulli u thellua edhe më shumë.
“Politika ka qenë e gjërave nën rrogoz. Bardhi nuk bëhet dot kurrë kryetar i PD-së. Nuk e ringjall dot Bardhi, i cili ‘as të ngroh, as të ftoh’. Edhe vetë Bardhi nuk e di si është në krye të deputetëve. Partia zyrtare e Bashës që e pranon ligji, ka aq vota sa ka. Dihet sa mori Berisha dhe Meta. Për Bardhin s’dimë sa vota ka. Kanë rrjedhur shumë lumenj. Deputetët i ka të Bashës. Kjo opozitë që do të bëhet forcë qeverisëse do të vijojë me sherre? Do e zbatojë ligjin? Ata hynë duke ulëritur. Hynë për sherre dhe shamata. Bënë vetëm ham- ham.”, tha Beqiri.
Por Baçi kundërshtoi duke thënë se “ne nuk bëjmë ham- ham në Kuvend”.
“Janë ata që bllokojnë se nuk zbatojnë rregulloren. Nikolla më le 1 minutë. Nuk zbaton rregulloren.”, tha Baçi.
/a.r