Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon takime në degën 12 në Tiranë në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të degëve të partisë.
Lulzim Basha u ndal edhe tek kaosi i deputetëve të opozitës në Kuvend ku foli me fjalë të ashpra, ndërsa e cilësoi shfaqje teatrale aksionin e tyre.
‘Sot do të ishte dita kur interpelanca e kërkuar nga PD ta vendoset para gjyqit të opinionit publik të kërkuar në Kuvend. Sot Edi Rama duhet të gozhdohej në parlament për implikimit që i bën dyshit të tij beniaminit të tij të dashur që kërkohet nga SPAK-u. U bë më shumë se 3 muaj që parlamenti është kthyer në teatër që luhet nga një grusht aktorësh, që kanë hallin e tyre dhe jo hallinë shqiptarëve. Ky është turpi ynë. Nëse ka një njeri që duhet të jetë në krye të turpit i pari jam unë sepse janë atje më firmën time, të dalin dhe të shohin sa vota kanë marrë Kanë 3 muaj që janë alibia e Edi Ramës. Janë tutat e lakuriqësisë së tij politike.’- tha Basha.
Kryedemokrati tha se Partia Demokratike po u ofro shqiptarëve një alternativë, dhe ka gati një program të besueshëm që bazohet në njohjen reale të problematikave.
‘Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave.
Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Kokat hëngshin me njëri tjetrin. Nuk na bëhet vonë as për Arben Ahmetajn pavarësisht e dikush betohet për kokën e tij. As për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. SPAK po godet ata që ishin të paprekshëm.’- tha Basha.