Gjyqi kundër lojtarit brazilian Dani Alves ka nisur këtë të hënë në Spanjë. Ish-lojtari i ekipit të Barcelonës akuzohet për sulm seksual në një klub nate në kryeqytetin Spanjoll, ngjarje kjo e ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2022.
Futbollisti i ka mohuar akuzat. Prokurori i çështjes ka kërkuar 9 vjet burg dhe një kompensim prej 150 mijë eurosh për viktimën. Ndërkohë avokati i viktimës ka kërkuar dënim më të ashpër prej 12 vitesh.
Që nga momenti i arrestimit një vit më parë, lojtari është mbajtur në paraburgim. Kërkesat e tij për t’u gjykuar i lirë nuk janë marrë parasysh nga gjykata.
Në proces pritet të jenë të pranishëm 23 dëshmitarë. Ndërkohë vëmendja e medias ndërkombëtare është maksimale. Më shumë se 270 gazetarë nga gjithë bota janë akredituar për të ndjekur seancat. Në proces pritet të dëshmojë dhe viktima që ka bërë denoncimin për përdhunim. Për të ruajtur identitetin e viktimës, një pjesë e seanca do të jenë të mbyllura.
/f.s