Ky është mometi kur policia arreston tre shtetasit nga Kosova të cilët akuzohen për trafik të armëve dhe lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.
Rezultatet e operacionit u bënë të ditura sot në një konferencë për mediet nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.
Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.
Në total u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Siç shihet nga pamjet e operacionit të policisë, tritoli ishte fshehur në kuti amite.
/f.s