lir Meta ironizon qeverisjen e socialistëve nga Pusteci.
Përmes një foto mes të tjerash ai shkruan se ‘falë Rilindjes vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisje!
Postimi i Plotë:
Në Pustec, atje ku falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye: Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në “qiell” dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës; Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga “Rilindja” prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t’u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin e liqenit të Prespës.
Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=WRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët. Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri. Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!
/a.r
O like shume I ngjan gomarit.k
Përfshi edhe vehten tënde
Ka te drejte.Ja ne foto psh tre gomere ne nje meter katror.
Kujdes Like, se të ngatërron Mentor Kika dhe të çon në fermën e gomaricave, që ka i vëllai (ish gazetar), mbasi duhesh për mbarështimin e tyre.