Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosja, në përbërje të së cilit është Albin Kurti dhe Glauk Konjofca, merr pjesë në sit ë ftuar në Kongresin e PS-së. Në një pronocim për mediat Albin Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes Vetëvendosjes dhe PS është I natyrshëm, pasi subjekti politike VV që nga viti 2013 ka marrë profilin e një partie socialdemokrate.
“Ftesa për ne është krejt e natyrshme. Gjykoj se e majta në përgjithësi sin ë Shqipëri, Kosovë, por edhe në Europë gjendet përpara sfidash të mëdha. Duhet të ketë diskutim për ta kapërcyer këtë situatë. Gjykoj se PS duhet të intensifikoj bashkëpunimin me partitë e majta në Kosovë si dhe me partit e majta europiane”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij, situate në Shqipëri nuk ka asnjë të krahasuar me situatën në Kosovë, pasi Kosova ka problem të mëdha në shtet ndërtimin e saj, si pasojë e faktit se Serbia po përpiqet të ndërtojë një shtet të sajin brenda Kosovës.