Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë shkatërruesit e sistemit zgjedhor, që sipas tij janë kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Spahiu tha në Euronews Albania se Reformën Zgjedhore duhet ta bëjë populli përmes një referendumi, pas një debati publik një vjeçar.
Ai tha gjithashtu se partitë e vjetra politike duhet të ulin qepenat dhe të bëhet një revolucion ideologjik, në mënyrë që të ketë ndryshim në Shqipëri.
“Këtë e ç’bën ç’rrënjosja e sistemit politik. Nuk është e mjaftueshme drejtësia. Historia tregon se sikur t’i fusësh të gjithë ministrat në burg, vijnë ata të tjerët dhe vijojnë në të njëjtën mënyrë. Këto parti janë të blera nga oligarkët.
Keni parë ndonjë kryetar partie të dalë e të përmendë emrat e 10 biznesmenëve më të fuqishëm në Shqipëri? Nëse partitë e vjetra politike nuk ulin qepenat, të bëhet një revolucion ideologjik, nuk mund të ketë ndryshim.
A mundet disa të burgosur të bëjnë reformë në drejtësi? Sigurisht që jo. Ne kërkojmë reformë zgjedhore nga ata që i kanë shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri. Kush mund ta bëjë këtë reformë, ata që e kanë shkatërruar, apo ata që nuk kanë qenë pjesë e këtij sistemi elektoral.