Një ushtarak 21-vjeçar ka vrarë me thikë të dashurën e tij, 19-vjeçaren modele rrjeti Isabella Mesa, para se të fuste trupin e të ndjerës në një valixhe.
Por të dielën nëna e Sebastian telefonoi e tronditur në polici për të njoftuar se i biri ushtarak, kishte vrarë Isabella në shtëpinë e tyre.
Sipas një të njohuri të Isabella, i cili foli me mediat, çifti natën e festës së të shtunës, kishin bërë një debat të ashpër dhe më pas shkuan në shtëpinë e Sebastian.
Sekuenca e ngjarjeve që çoi drejt krimit mbetet ende e paqartë por në seancën gjyqësore të së mërkurës u përmendën detaje të vrazhda.
Prokurori Andrés Felipe Franco Garcés, tha se Isabella kishte pësuar 24 goditje thike, si në trup dhe në krahë, teksa kjo e fundit tregon për veprime mbrojtjeje nga ana e viktimës.
Kryebashkiaku i Medellín, Federico Gutiérrez, bëri një thirrje për mbrojtje ndaj grave duke shprehur keqardhje të thellë për femicidin e Isabella.
Vrasja e Isabella shënon femicidin e 11 vetëm për këtë vit në Kolumbi, dhe të dytin në qytetin e Medellín./m.j