Mjeku u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë fëmijë në kohë, sepse kjo është një sëmundje shumë infektive e cila mund të rrezikojë edhe jetën dhe nuk ka lidhje me autizmin.
“Kemi pasur një kontigjent shumë të madh që nuk i bënin vaksinat me frikën e autizmit. Autizmi është një sëmundje e lindur që shkenca ende nuk ka gjetur shkakun, ku ndërpritet sistemi nervor qendror për një periudhë të caktuar, rifillon prapë, por ai dëm që ngelet është i vështirë për t’u rikuperuar.”
Në Shqipëri deri më tani janë identifikuar 18 raste me fruth, të moshave 1 deri në 13 vjeç. 4 prej fëmijëve janë të vaksinuar, dy me me vetëm një dozë ndërsa dy të tjerë me të dyja dozat. Mbrojtja që të ofron vaksina me të dyja dozat është 97%.
“Fruthi është një sëmundje infektive akute që është me rrezik 18 herë më të lartë se sa gripet e zakonshme. Nuk ka bartës, virusi i fruthit merret nga i sëmuri tek i shëndoshi në rrugë direkte. Por merret dhe nga teshtimat, prek pothuajse gjithë organizmin. Prek çdo aparat në organizëm.”
Fruthi është një vaksinë që administrohet në dy doza, vaksina e parë bëhet në 1 vjeç e dyta kur fëmija mbush 5 vjeç.
/f.s