Në fillim të javës së ardhshme, dy kometa do të kalojnë pranë Tokës në distancën më të vogël që është regjistruar ndonjëherë.
Dy kometa do të kalojnë pranë planetit tonë në një distancë të sigurt, njëra të hënën më 21 mars, ndërsa tjetra një ditë më pas.
Astronomët e NASA-s thonë se dy objektet do të kalojnë afër Tokës, në distancën më të afërt 2.2 milionë milje.
Objekti i parë është identifikuar si 252P/LINEA dhe do t’i afrohet tokës deri në distancën 3.3 milionë milje, ndërsa kometa tjetër me emrin P/2016 BA14 do të kalojë në 2.2 milionë milje distancë nga planeti ynë.