62 persona kanë vdekur pasi që një aeroplan Boeing 737-800 FlyDubai është rrëzuar teksa ishte duke u ulur në një aeroport në Rusi.
Aeroplani kishte në bord 55 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit nga Dubai, kur u rrëzua në aeroportin Rostov-ov-Don, sipas një deklarate të lëshuar nga FlyDubai.
Ndërsa, Ministria ruse për Emergjenca tha se “Aeroplani ishte duke tentuar për herë të dytë që të ulet, për shkak të motit të keq”.
“Gjatë uljes bishti i aeroplanit preku pistën, dhe filloi të thyhet, pastaj shpërtheu në flakë”, thuhet në njoftim.