Hetimi i Krimeve Kibernetike bëri të mundur arrestimin e katër personave, të cilët përshtatën disa ambiente për lojëra fati.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa biznese në kryeqytet rezultoi se katër të arrestuarit shfrytëzonin këto ambiente për vënien e basteve online.
Si pasojë, policia sekuestruar një shumë parash dhe shtatë celularë.
“Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r