Presion i lartë atmosferik vijon të dominojë Europën perëndimore, ndërsda në Ballkanin verilindor kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar pjesërsiht veriun e Shqipërisë.
E Premte, 02 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të pakta bore në skajet veriorë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -2/9°C
- Zonat e ulëta 1/16°C
- Zonat bregdetare 5/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 02 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në 6°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 03 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjkellime, ngrca dhe akull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -4/8°C
- Zonat e ulëta 1/15°C
- Zonat bregdetare 4/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari