Eksperti Arjan Dyrmishi në emisionin “Real Story” në “ABC News”, foli për sulmet nga hackerat ndaj INSTAT.
Gjatë kësaj interviste, Dyrmishi u shpreh se këto sulme kanë qëllime politike dhe jo kriminale.
“Që në qasjen para pak vitesh të digjitalizimit sistemet janë zhvilluar shumë shpejt, por në kuptimin strategjik jemi duke vuajtur këtë ecje jobinare. Por janë edhe zhvillime që ecin shumë shpejt dhe vetëm vende që kanë një infrastrukturë të kombinuar mund të koordinohen. Lufta kibernetike është pjesë e një qasje më të gjerë dhe duket që mbrapa këtyre sulmeve kanë qëllime politike dhe jo qëllime kriminale. Jepen mesazhe të caktuara për të krijuar në opinionin publik shqiptar sa i përket mungesës së aftësisë për të menazhuar”, tha ai.
Nga ana tjetër eksperti Ervin Karamuço tha se këto hackera janë shumë të rrezikshëm dhe se duhet të ndërhyhet për të ndalur këtë ‘armik të pëbashkët’.
Ervin Karamuço: Planet janë shumë të koordinuar dhe synojnë për të krijuar përplasje. Momentin që sulmohet INSTAT dhe nisin rrjetet sociale që këtë e bën vetë qeveria, pra gjithë kohën e kanë për të ushqyer një urrejtje të forcave politike në vend. Por këto teori duhet të rrëzohen njëherë e mirë sepse kemi një armik të përbashkët që janë këto hackera shumë të rrezikshëm.
/a.r