Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa i është drejtuar simpatizantëve të tij të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, që të ngrihen për përmbysjen e këtij regjimi.
Berisha është shprehur se Rama shkatërroi të dhënat e censusit, pasi me këtë ai kërkon të mbulojë 2 krimet më të mëdha të kësaj dekade.
Ai ka shtuar se sot mediat serioze të botës ridimensiononin skandalin e shekullit Rama-McGonigal
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot doli lajmi se dora e zezë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ka rrëmbyer, ka shkatërruar të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës.
Nga koha e Skënderbeut, në të gjithë shekujt e Perandorisë Osmane, në 110 vite shtet shqiptar, kjo është hera e parë që një qeveri me dorën e saj të zezë, prish regjistrimin e popullsisë.
Ky është një krim i shëmtuar antikombëtar.
Me këtë krim, Edi Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10-vjeçari.
Së pari, do të mbulojë shpopullimin masiv të shqiptarëve me politikat e tij antishqiptare. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacionet që më vinin se numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrimit sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi.
Por, në proces e sipër, kuptoi se ky mashtrim do të zbulohej menjëherë nga EUROSTAT, i cili ka të regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Shengenit në 8 vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës.
Atëherë skenari i hakerimit qeveritar, i shkatërrimit të të dhënave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë.
Natyrisht ky proces kriminal vjen në vazhdën e një serie procesesh që filluan me publikimin e rrogave, me publikimin e targave të të gjithë shqiptarëve, me publikimin e organigramës së ujdisur me NATO-n të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe vazhdoi me grabitjen nga Taulant Balla të të gjithë të dhënave të TIMS-it për të fshehur gjurmët e krimeve të tij, 54 udhëtimet e regjistruara me Edmond Begon me çantën e kokainës me të.
Për të fshehur udhëtimet e tij me Pëllumb Gjokën në Itali, për të fshehur lidhjet e tij të krimit.
Për të fshehur lidhjet e krimit të Edi Ramës, udhëtimet e tij me avion në dispozicion, në 18 muaj janë 147 udhëtime për transporte të të gjitha llojeve dhe të gjitha destinacionet.
Për të fshehur grupin e Xibrakës dhe udhëtimet e Olsi Ramës.
Pra, për të fshehur krimet e shëmtuara qeveritare.
Por kjo e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës përbën aktin më të shëmtuar në historinë e një shteti. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit. Këtë nuk e kanë bërë kurrë pushtuesit osmanë. Nuk është bërë kurrë gjatë diktaturës.
Kjo u bë për herë të parë sepse Çubrilloviçi apo Pashiqi i shqiptarëve, me politikat e tij përgjysmoi popullin në këtë vend.
Miqtë e mi, kjo u bë për një shkak tjetër madhor, sepse në regjistrimin e tetorit të vitit 2023, dilnin më pak banorë se sa votues në vitin 2021.
Dhe këtu dilte mbushja masive e kutive, falsifikimi total i zgjedhjeve nga Edi Rama.
Ja pse hakeroi ai sot me Taulant Ballën, me aktin më kriminal të shtetit, të dhënat e regjistrimit më themelor të çdo shteti dhe për çdo komb, regjistrimin e banorëve të Shqipërisë.
Të gjitha këto krime në seri, Edi Rama i bën sepse do të mbrojë me çdo krim pushtetin e tij.
Ky akt është një thirrje e madhe për çdo shqiptar që të ngrihemi për përmbysjen e këtij regjimi.
Sot përsëri, mediat serioze të botës ridimensiononin skandalin e shekullit Rama-McGonigal.
Sot mediat e mëdha paralajmëronin lidhjet e Ramës, Duçkës me kompanitë e Deripaskës, me kompanitë e shërbimeve ruse.
Puseta e akteve kriminale të grupit Rama-McGonigal nuk ka të sosur.
Prapë dua të theksoj, Departamenti i Drejtësisë në SHBA e bëri punën e vet. U tha shqiptarëve se kryeministri juaj është i korruptuar, është kriminal. Ka kryer veprën kriminale të korruptimit të kryezbuluesit kryesor të SHBA.
Ministria e Drejtësisë së SHBA u tha shqiptarëve se kryeministri që keni ju është i korruptuar sepse ka ndryshuar licenca, ka heqë dhe vënë licenca nafte për të pasuruar bashkëpunëtorët e tij dhe veten.
Sot ka vetëm një pyetje për çdo shqiptar, si mund të tolerojmë ne më tej kryeministër Edi Ramën?
Si mund të pranojmë ne më tej një kryeministër të denoncuar nga drejtësia e vendit kryesor të botës?
Si mundet të qëndrojmë ne indiferent ndaj këtij akti monstruoz të Edi Ramës?
Askush nuk ka të drejtë të thotë se bota nuk po na ndihmon. A ka ndihmë më të madhe për një njeri të përgjegjshëm sesa t’i tregohet e vërteta në sy se kryeministri i tij është një hajdut, një individ i korruptuar, i pabesë dhe i pamoral, që nuk njeh miqësi, nuk njeh asgjë përveç karriges së tij.
Të dashur miq, heshtja ndaj këtij akti që tejkalon imagjinatën, ndaj skandalit të shekullit është e pafalshme.
Ndaj duhet të ngrihemi, t’i caktojmë datën e arrestit kriminelit, hajdutit, armikut Edi Rama./m.j
Sali pordha shpifes legen qene te qifte noka