Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën. Edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, në lidhjen e tij direkte për orët e fundit të marrëveshjeve, ka shpjeguar se ajo e sulmuesit shqiptar është ndër lëvizjet më të rëndësishme që mbeten.
Ora 18:35: Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. “Fullham ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”.
Ora 18:26: “Një klub po insiston shumë për transferimin e tij. Është Fullhem, i cili është në garë me Ullvërhempton për lojtarin. Por nuk është e thjeshtë.
Çelsi ka kërkuar 5 milion paund sot, por klubet hezitojnë të paguajnë kaq shumë për huazimin deri në fund të sezonit. Bëni llogaritë, janë 5 milionë paund për 15 ndeshje që u mbeten deri në fund të sezonit”, shpjegoi eksperti i merkatos./m.j