Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, njëherazi ish-kryetar i Partisë Liberale Gjermane, FDP.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi figurën e Westerwelles si një politikan të dedikuar evropianist dhe një mbështetës të integrimit të Shqipërisë.
Meta shprehet se ndarja e tij nga jeta në një moshë të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.
“Zoti Westerwelle ishte një politikan i dedikuar evropianist si dhe një mbështetës i integrimit të Shqipërisë. Me zotin Westerwelle kam patur kënaqësinë të bashkëpunojmë për liberalizimin e vizave dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ai ishte një politikan i parimeve me peshë në Gjermani dhe në Evropë. Ndarja e tij në një moshë kaq të re, është një lajm i trishtë për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër”, tha Meta.