Marrja e pushimeve gjatë vitit është e dobishme për mirëqenien tonë të përgjithshme. Për këtë arsye sipas ekspertëve të shëndetit rekomandohet të vizitohen destinacione me shumë hapsirë dhe pak të popullura.
Qytete si Parisi, Roma dhe Tokio kanë qenë prej kohësh shumë të preferuara nga udhëtarët e huaj, por ato janë të mbipopulluara, veçanërisht në pikun e sezonit turistik.
Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që dëshirojnë të vizitojnë destinacioneve që janë pak të populluara “The Washington Post” ka bërë një artikull me 12 destinacionet më të bukura që mund të vizitoni këtë vit.
Në këtë listë është përfshirë edhe Shqipëria. Gjatë viteve të fundit, vendi ynë është kthyer në një atraksion të rëndësishëm me plazhet më të bukura në Europë.
Ujërat e pastër, plazhet e mrekullueshme dhe akomodimet e përballueshme kanë tërhequr vëmendjen e turistëve. Udhëtarët mund të marrin një makinë me qira dhe mund të vizitojnë Rivierën Shqiptare, ku do të gjejnë një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.
Në fund të artikullit rekomandohet një vizitë në kryeqytet.
Tirana ia vlen të eksplorohet të paktën dy deri në tre ditë, për të shijuar gatimet në restorante dhe të njiheni me historinë e tij.
/a.r