Në turneun e futbollit të Lojërave Olimpike Rio 2016 mund të eksperimentohet duke kryer katër zëvendësime.
E ka vendosur sot në Zurih Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s.
Ndërrimi i katër mund të bëhet vetëm nëse do të ketë shtesa pas 90 minutave.
Përveç Olimpiadës, i njëjti eksperiment mund të përdoret edhe në kampionatin botëror të klubeve që do të zhvillohet në dhjetor në Japoni, si dhe në kampionatin botëror U20 për femra, nga 13 nëntori deri më 3 dhjetor në Guinenë e Re.
Komiteti Ekzekutiv ka ratifikuar edhe oraret e ndeshjeve të botërorit 2018 në Rusi. Ndeshja e hapjes dhe finalja do të luahet në 16:00 me orën e Shqipërisë, ndërsa ndeshjet e tjera në orën 11, 13, 14, 17, 19 e 20:00.