Në ishullin “Kyushu” në Japoni përrallat janë bërë realitet. Turistë nga e gjithë bota janë duke e vizituar një fshat i cili është bazuar në katundthin piktoresk të përrallave “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Lepuri Pitër”.
Fshati ‘Yufuin Floral’ ka gjithashtu edhe furrë të vërtetë buke të bazuar nga filmi fantazi “Kiki’s Delivery Service”, aty ku një shtrigë shet bukë, transmeton Gazeta Express.
Bota e fantazisë në të cilën ndodhet ky fshat unik ofron gjithashtu edhe një hotel në të cilin mund të qëndrojnë turistët të cilët dëshirojnë të hynë në botën e përrallave.
Për më tepër stafi i hotelit është i veshur me kostume të cilat me të vërtetë i bëjnë të duken sikur kanë dalë nga bota e përrallave.